Ndeshja mes Manchester United dhe Barcelonës u mbyll me rezultat 1-0 në të mirë të katalunasave. Golin e vetëm e shënoi Neymar që në pjesën e parë. Por ajo që ka bërë bujë në rrjetet sociale është takimi në tunel i të dy skuadrave para dhe pas ndeshjes. Neymar ishte më i ngrohet me kundërshtarët ku fillimisht takoi Paul Pogban ku nuk munguan përqafimet dhe shakatë. Të njëjtin respekt braziliani e ndau edhe me trajneri e njohur portugez Jose Mourinho. Lionel Messi shmangu takimin me Mourinhon, ndërëa përqafoi portierin Romero dhe mbrojtësin Rojo.
Mourinho u përshëndet pothuajse me të gjithë, duke e uruar edhe trajnerin Ernesto Valverde për punën e re. Takimet kanë vazhduar edhe pas ndeshjes me lojtarët që ndajnë një miqësi të mirë mes vete.