Një adoleshente amerikane është bërë hit në internet pasi që një shoqe e saj e klasës kishte postuar në Snapchat një foto ku ajo shihet në orën e mësimit duke e mbajtur në prehër vëllanë e saj trevjeçar. Një urgjencë familjare ia kishte pamundësuar nënës së adoleshentes që ta marrë James-in nga çerdhja, dhe ia kishte kërkuar bijës së saj që ta marrë atë, duke menduar se do ta kthente fëmijën në shtëpi. Sidoqoftë, e vendosur që të mos i ikë asgjë nga mësimi, adoleshentja u rikthye në shkollë bashkë me vëllanë e saj të vogël, dhe e solli atë në ligjërata, ndërsa vogëlushin shpejt e zuri gjumi në krahët e saj. Nëna e tyre u shpreh mjaft krenare për bijën e saj e cila nuk la anash as vëllanë,.. por as mësimet e saj.
Merr vëllanë trevjeçar në orë të mësimit
Leave a comment