Dy fëmijë, njëri prej tyre vetëm 5-vjeç përfunduan në spital, pasi një fabrikë kanabisi e fshehur në çatinë e një shtëpie mori flakë. Ngjarja ndodhi në një banesë në Swinton, Greater Manchester në orët e para të mëngjesit të së shtunës. I mituri dhe një 15-vjeçar arritën të dilnin në kohë nga banesa, megjithatë ata u dërguan në spital për shkak të asfiksisë. Sipas të përditshmes “Mirror”, lajmi për zbulimin e fabrikës së kanabisit u konfirmua nga policia. Në vendin e ngjarjes u arrestua një 34-vjeçar, i akuzuar për kultivim të lëndëve narkotike.