Berlin, 25 dhjetor – Kancelarja gjermane ka dhënë urdhër për rishikim të thellë të shërbimeve vendase për siguri pasi që tuniziani Anis Amri, i cili ka qenë i ndjekur nga policia ka arritur të vrasë 12 njerëz në tregun e krishtlindjeve në Berlin. Sipas mediave gjermane Merkeli ka qenë në presion nga opinioni edhe për shkak të vonesës dyditore për të cilën opinioni u njoftua për Amrin i cili në atë periudhë arriti të shkojë në Itali ku u vra nga policia. Merkel dje ministrave të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme në nivel federal dhe krahinor u ka urdhëruar t’i analizojnë të gjitha aspektet e rastit dhe të pretantojnë konkluzione sa është e mundur më shpejt, me qëllim atje ku ka nevojë nga reforma të implementohet urgjentisht.