Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuele Mediale (ASHAVM) dhe Fakulteti Juridik “Justiniani i Parë” paralajmëruan avancim të bashkëpunimit me qëllim të këmbimit të përvojave, me çka, siç kumtoi ASHAVM, e konfirmojnë angazhimin dhe interesin e përbashkët për avancim të veprimtarisë së arsimit të lartë, shkencoro-hulumtues dhe aplikativ.
Me memorandumin e nënshkruar sot për bashkëpunim parashihet këmbimi i përvojave, njohurive, edukimit dhe përsosjes së kuadrove nga sfera në të cilën dy institucionet kanë potenciale dhe interesa kadrovike dhe të tjera. Është arritur marrëveshje për bashkëpunim në edukim dhe trajnim, dhënie të kontributit në publikimin e punimeve profesionale dhe shkencore, ndihmës eksperte gjatë përgatitjes së projekteve, analizave, propozimeve të caktuara, si dhe forma të tjera të këmbimit të njohurive dhe përvojave në drejtim të hulumtimit dhe zhvillimit të interesit të përbashkët.
“Dy institucionet do të bashkëpunojnë në përgatitjen e projekteve të përbashkëta hulumtuese dhe do të japin mbështetje të ndërsjelltë në organizimin e seminareve, tubimeve shkencore, tryezave të rrumbullakëta dhe llojit tjetër të ngjarjeve të interesit të përbashkët. Ky bashkëpunim për të punësuarit në Agjenci nga njëra anë do të thotë mundësi për trajnimin e tyre dhe përsosjen profesionale, por gjithashtu në drejtim të realizimit të procesit mësimor-shkencor të fakultetit, të punësuar nga Agjencia me ftesë të fakultetit do të kenë mundësi t’u japin ligjerata studentëve të Fakultetit juridik “Justiniani i Parë”. Për studentët e fakultetit hapet mundësi për realizim të mësimit prtaktik në Agjencinë për Shërbime Audio dhe Audiovizuele Mediale”, kumtoi ASHAVM.