Pas Brukselit, Melanie Trump ka udhëtuar me të shoqin drejt Sicilisë, për Samitin e G7. Dhe ndërsa krerët e shtatë vendeve më të fuqishme të botës diskutonin për fatet e botës, gratë e tyre e shfrytëzuan këtë kohë për të shëtitur në Siçili dhe për të bërë disa foto. Në takimin e radhës në Sicili, Melania kishte veshur një xhaketë nga Dolce & Gabanna, e dizejnuar e gjitha me lule ne 3D. Vlera monetare e xhaketës kap shifrën prej 51.500 dollarë, ndërkohë që në dorë zonja Trump kishte një portofol sërish nga D&G i cili kushton 1630 dollarë. Dhe ta mendosh që me shumë gjasa kjo xhaketë nuk do vishet më nga Melania! Ndërsa “Zonjat e Para” të tjera, duke nisur nga bashkëshortja e kryeministrit italian dhe ajo e presidentit francez, kishin zgjedhur veshje të thjeshta.