Meksikë, 11 të vdekur gjatë përleshjeve në një burg

Gjatë përleshjes e cila shpërtheu mes dy grupeve në burgun në qytetin Reynosa, afër kufirit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë përdorur sende të forta, shkopinj dhe gurë

18

Gjatë përleshjes e cila ndodhi në një burg në shtetin federal Tamaulipas në Meksikë, nëntë të burgosur humbën jetën, ndërsa 11 të tjerë u plagosën. Siç njoftuan zyrtarët federal, gjatë përleshjes e cila shpërtheu mes dy grupeve në burgun në qytetin Reynosa, afër kufirit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë përdorur sende të forta, shkopinj dhe gurë.

Zyrtarët theksuan se përleshja ndodhi gjatë kohës së vizitës, ndërsa gardianët hapën zjarr me qëllim që situatën ta vënë nën kontroll. Në shtetin federal Tamaulipas veprojnë narko kartelët Zeta dhe Gulf, të cilat luftojnë për pushtet, ku shpesh ndodhin përleshje.

Comments are closed.