Kohët e fundit mediat serbe i kanë kushtuar shumë artikuj Kosovës, e këtë avaz e kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme. Kësaj radhe ato madje edhe kanë cituar burime të shërbimeve të NATO-s. Kryeartikulli i gazetës serbe “Informer” në numrin e së martës, mban titullin: “Putin, ushtria të mbrojë Kosovën”
Sipas kësaj gazete, “agjentët e NATO-s a kanë tërhequr vërejtje, ekstremistëve shqiptarë. Në rast se ata sulmojnë veriun e Kosovës, Rusia menjëherë do të dërgonte në Serbi 1000 pjesëtarë të njësive speciale, 200 instruktorë, aeroplanë me pilotë, armatim dhe ndihmën tjetër të nevojshme”. Kjo gazetë në numrin e nesërm sjell edhe një artikull tjetër të kësaj logjike, ku citon ish ushtarin britanik të UÇK-së, Jon Harrison, i cili sipas kësaj gazete thërret vëllezërit shqiptarë që të pastrojnë armët, pasi po i pret një luftë e re me Serbinë.