Mediat ruse e kanë përshkruar presidentin e ri të Francës, Emmanuel Macron, si një psikopat gay që urren vendin e tij. Një artikull në tabloidin rus “Komsomolskaya Pravda” i referohet për këtë lajm një fotoje topless të tij, ndërsa ka pozuar për një revistë. Më tej revista shkruan se Macron nuk e dashuron Francën, por vetëm veten e tij. Në referencë për fotografinë, artikulli shkruan: “Për gay-t, kjo shprehi fytyre do të thotë ‘jashtë hijeve’, për të treguar se edhe ti gjithashtu je gay”. Artikulli citon një psikiatër, Adriano Sagatori, që ka studiuar biografinë e presidentit francez. Ai e ka përshkruar z.Macron si një psikopat që nuk do të luftojë për popullin francez, shkruan “The Independent”, referuar tabloidit rus. “Si çdo psikopat ai beson në qëllime më të larta. Macron nuk e dashuron Francën dhe nuk do të luftojë për qytetarët francezë. Macron dashuron vetëm veten e tij”, ka thënë ai. Por më tej, ai thotë se fjala psikopat nuk është fyerje, duke shtuar se Franca e meriton Macron. “Ata janë të detyruar të shkojnë mes ferrit të globalizmit. Nuk e meritojnë demokracinë, të marrë nga jetët e miliona ushtarëve rusë”, citohet të ketë thënë ai. Kjo nuk është hera e parë që media ruse sulmon Macron për seksualizmin e tij. Më parë, media “Sputnik”, e kontrolluar nga qeveria ruse, e ka cilësuar Macron si një gay të fshehtë që jeton jetë të dyfishtë, dhe që mbështetet nga lobi i gay-ve në botë tepër i fuqishëm. Në moshën 39-vjeçare, Macron është presidenti më i ri në historinë e Francës. Ai arriti të triumfojë me 65% të votave, përkundër 35% të kundërshtares së tij Marie le Pen.