Më shumë besim në botën që të rrethon

Thuhet se sa herë që udhëton, kthehesh ndryshe nga nisja. Sa herë ne udhëtojmë dhe eksplorojmë vende të reja Sjelljet, mënyra e jetesës dhe këto vende për sytë tanë na ndihmojnë të hapim mendjen për perspektiva të reja. Ky zbulim mes shumë gjërave që na mëson, na ndihmon të kuptojmë se sa e madhe është bota dhe sa të vogla mund të jenë problemet që përballemi. Kjo e bën situatën më të thjeshtë. Njerëzit që për nevojë apo për zgjedhje, nuk udhëtojnë mund të lodhen më shpejt dhe të gjejnë një botë për të ridimensionuar streset e vogla të përditshme. Pra të udhëtosh të hap mendjen dhe e bën për motive të ndryshme.

UDHËTIMI RRIT KREATIVITETIN: Një studim i fundit tregon se udhëtimi rrit kreativitetin, fleksibilitetin njohës dhe thellësinë e mendimit. Dhe kjo ndodh pasi ndryshojmë mënyrën e të parit të gjërave, situatat marrin një tjetër dritë.

TË FORCON IDENTITETIN: Të udhëtosh, të ndihmon të njohësh më mirë veten e të forcosh identitetin tënd. Kështu thotë një studim i universitetit të Southern California dhe që mund ta vëmë re, sa herë që kthehemi nga një udhëtim. Ndjesia e menjëhershme është që ndihesh më e fortë dhe e vetëdijshme për veten dhe rrugën e jetës.

RRIT BESIMIN TEK TË TJERËT: Shpesh i mbyllur në mikrokozmosin tonë të ndërtuar nga vendet e zakonshme dhe të njëjtët persona, rrezikon të hyni në një rreth vicioz përbërë nga limitet mendore. Të shohësh këto vende me sytë e tu e të takosh të panjohur, duke jetuar me bujarinë e tyre, të ndihmon të kesh më shumë besim në botën e jashtme dhe atë që të rrethon.

NA NDIHMON TË ZGJIDHIM MË MIRË PROBLEMET: Një studim i publikuar në Journal of Personality and Social Psychology ka treguar se studentët që jetojnë jashtë dhe që janë në kontakt të përditshëm me kultura të ndryshme, janë më të aftë për të zgjidhur probleme.