Në Maqedoni më pak jepen llogari fiskale për shërbime për mirëmbajtjen dhe për riparim të shtëpisë, për qira për pronë, si dhe për shërbime zejtarie, ndërsa më rregullisht për shërbime profesionale, tregojnë rezultatet e publikuara sot nga hulumtimi i Qendrës për Krijim dhe Hulumtim të Politikave (QKHP). Anketa në terren është zbatuar në maj dhe qershor të vitit të kaluar ndaj 1.097 të anketuarve në territorin e Maqedonisë, me qëllim që t’i konfirmojnë format e ndryshme të aktiviteteve të fshehura ekonomike dhe t’i krahasojë me rezultatet nga anketa e tillë nga tetori i vitit 2014. Më shumë se gjysma e të anketuarve, 54 për qind, kanë deklaruar se nuk u është dhënë llogari fiskale për shërbime të ndryshme të shfrytëzuara në tre muajt e fundit, llogaritur nga momenti i anketimit.
Për shërbime për mirëmbajtjen e shtëpisë llogari u është dhënë 17 për qind të të anketuarve, për riparime në shtëpi 21 për qind, për qira të pronës 30 për qind, ndërsa për shërbime zejtarie 36 për qind. Tetëdhjetë e pesë për qind nga të anketuarit, megjithatë kanë marrë llogari fiskale për shërbime profesionale, siç është kontabiliteti, psikolog/psikiatër, arkitekturë/disenj, si dhe për shërbime transportuese (75 për qind).
Sipas QKNP, inkurajon fakti që sipas të dhënave të anketës qytetarët janë më të vetëdijshëm për rëndësinë e pagesës së tatimeve dhe më shpesh prononcohen se mospagesa e tatimeve nuk duhet të tolerohet. Qendra për Krijim dhe Zhvillim të Politikave thekson si edhe shumica e 28-të vendeve nga BE-ja, Maqedonia zbaton masa drejtë punës së paparaqitur dhe evazion tatimor, të cilat kryesisht janë orientuar drejt masave represive dhe ndëshkuese, me përjashtim të disa masave të fundit për formalizmin e vendeve të punës dhe bizneseve.