Mbulesa më e lartë e borës prej 74 centimetrave këtë mëngjes në orën tetë është matur në Mavrovë, në Lazaropole 54, në Pozharanë 52, në Gjurishte 44, në Krushevë 35 në Tetovë 43, në Manastir 30, në Berovë 29, në Shkup – Petrovec 20, në Shkup 19, në Demir Kapi 18, në Topollçan 17, në Strumicë dhe Kriva Pallankë 11, në Dibër 10, në Shtip 7, në Prilep 4 dhe në Pretor 3 centimetra.
Sipas Drejtoria për punë Hidrometeorologjike (DPHM) në mëngjes më ftohtë është në Berovë ku janë matur -19 gradë, -12 janë matur në Kriva Pallankë, -11 në Mavrovë, -9 në Pozharanë, -8 në Kumanovë, Lazaropole dhe Gjurishtë,, -7 në Vinicë, -6 në Krushevë dhe Shkup-Petrovac, -5 në Dibër dhe Topollçan, -4 në Shkup, Ohër, Tetovë, Shtip, Prilep dhe Pretor në -3 në Dojran, -2 në Gjevgjeli, Manastir, Strumicë dhe në Demir Kapi.