Edukimi financiar është investim afatgjatë për tërë shoqërinë dhe shtetin, si dhe për individin i cili më lehtë dhe më sigurt do të mund të marrë vendime të shëndosha financiare dhe jetesë më cilësore. Kjo është porosia nga “Dita e edukimit financiar” që sot e organizon Trupi koordinues i institucioneve rregullatore për edukim financiar i përpiluar nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë, Ministria e Financave, Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimit, Komisioni për letra me vlerë dhe Agjencia për Mbikëqyrje të Sigurimit Pensional Financiar-Kapital.
Qëllimi, siç u theksua, është të njoftohemi me shërbimet financiare dhe me atë që shërbimet i bartin. “Menaxhimi me paratë është obligim me përgjegjësi të barabartë si menaxhimi me shëndetin personal ose cilindo vendim tjetër në jetë. Obligimi ynë është të kujdesemi për edukimin e hershëm financiar që paraqet investim afatgjatë për tërë shoqërinë dhe shtetin”, tha ministri i Financave Kiril Minoski në “Ditën e edukimit financiar”.
Guvernatori i BPRM Dimitar Bogov thekson se edukimi financiar bëhet faktor gjithnjë e më i rëndësishëm për ndërtimin e sektorit stabil dhe të sigurt financiar, që njihet në botë dhe e punojnë të gjitha bankat qendrore, rregullatorët dhe ministritë e financave. “Kriza globale tregoi se qytetarët janë shumë të rrezikuar në shërbimet që i ofrojnë institucionet financiare dhe ilaç i vetëm është informimi më i mirë i qytetarëve, të cilët do të kenë informacione për atë kush në çfarë hyjnë qytetarët, që ofrohet edhe të vlerësojnë, sepse vetëm qytetarët mund të marrin vendim të drejtë”, tha Bogov.
Klime Poposki nga Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimit thekson se edukimi financiar për të rinjtë paraqet investim afatgjatë i cili në fund të ditës do të sjellë disa efekte pozitive – zhvillim gjithëpërfshirës ekonomik, zhvillim të sistemit financiar, stabilitet të sistemit financiar dhe benifitit financiar në procesin e marrjes së vendimeve për konsumim të prodhimeve financiare.