Në Maqedoni, në ditën e parë të Vitit të Ri është mot i ftohtë dhe i kthjellët me temperatura të mëngjesit nën zero.
Më ftohtë është në Berovë ku janë matur -12 gradë, më pas në Kriva Pallankë me -11, tetovë -10, Shtip, Prilep, Dmeir Kapi, Manastir, Mavrovë dhe Kumanovë -9, Dibër dhe Strumicë -8, Krushevë, Shkup, Vinicë dhe Pozharan -7, Ohër, Gjurishte dhe Pretor -6 dhe Topollçan -5. Në Gjevgjeli sot në mëngjes janë matur -1 gradë, ndërsa më nxehtë është në Dojran, ku është matur temperaturë prej zero gradë.
Shtresa e borës në Mavrovë është deri 10 centimetra dhe në Krushevë deri 4 centimetra.
Për sot, Drejtoria për punë hidrometeorologjike paralajmëron mot me diell, me erë të dobët dhe temperaturë maksimale prej 3 deri 9 gradë.
Në Shkup do të mabjë mot i ngjashëm me temperaturë deri 5 gradë.
Të martën në mëngjes do të mbajë mot stabil, i thatë dhe i ftohtë, ndërsa gjatë ditës do të ketë rritje të vranësirave, posaçërisht në pjesët perëndimroe dhe veriperëndimore të vendit, ku nga fundi i ditës do të ketë kushte për reshje lokale të shiut dhe borës. Më pas pritet ndryshim i gjendjes së motit me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut dhe borës.