Conor McGregor do të shkëputet për 10 muaj nga UFC për të kaluar më shumë kohë me familjen e tij, sipas Dana White. McGregor dhe e dashura e tij Dee Devlin po presin fëmijën e tyre të parë. Sportisti irlandez është përfolur se po konsideron të shkëputet për një kohë të gjatë nga sporti në mënyrë që ta ndihmojë të dashurën e tij gjatë periudhës së shtatzënisë dhe presidenti i UFC, Ëhite, ka konfirmuar se McGregor nuk do të zhvillojë asnjë sfidë për pjesën më të madhe të vitit të ardhshëm. Duke folur për vendimin e tij për t’i hequr McGregor titullin e peshave të lehta, White ka thënë: “Ai titull nuk është mbrojtur për më shumë se një vit dhe Conor do të shkëputet për 10 muaj të tjerë. Nuk është e drejtë për të tjerët që marrin pjesë në atë kategori”. Në fillimin e kësaj jave White ka konfirmuar edhe se McGregor do të marrë pjesë në sezonin e ardhshëm të “Game of Thrones”. McGregor është përfolur për një rol në këtë serial pasi ëstë stërvitur me Hafpor Julius Bjornsson, i cili njihet ndryshe me pseudonimin “The Mountain” (Mali), që është edhe emri i personazhi të tij në “Game of Thrones”. “E dija se para disa muajsh ata donin ta përfshinin edhe atë në seria”, ka thënë White. “Më vjen mirë që ai do ta bëjë. Do të jetë fantastike”.