Shkup, 11 dhjetor 2016 (MIA) – Në orën 19 janë mbyllur vendvotimet, në të cilat qytetarët e Republikës së Maqedonisë kanë mundur të votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Pas mbylljes së vendvotimeve do të mund të votojnë vetëm personat, të cilët në atë moment kanë ndodhur në objektin ku votohet. Në zgjedhjet e sotme të nënta parlamentare në Maqedoni, ndërsa të katërtat të parakohshme nga viti 2008 e këndej, të drejtë vote sipas Listës zgjedhore kanë pasur 1.784.416 qytetarë, nga të cilët 1.531.368 qytetarë në Maqedoni. Zgjedhjet po zbatohen sipas modelit proporcional në gjashtë njësi zgjedhore me 3.480 vendvotime në Maqedoni dhe në Njësinë e shtatë zgjedhore, e cila e përfshin diasporën ku ka 46 vendvotime. Votimi në diasporë është zhvilluar dje, kur janë prononcuar edhe të sëmurët dhe të pafuqishmit, të burgosurit dhe personat në paraburgim dhe personat e shpërngulur brenda vendit. Sipas të dhënave të fundit që i ka publikuar KZHZ-ja, jehona e votuesve deri në ora 17 në zgjedhjet e sotme e parakohshme parlamentare është 60,38 për qind. Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare qytetarët kanë mundur të zgjedhin mes 11 subjekteve politike: Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), Koalicioni “Aleanca për Shqiptarët”, Koalicioni Lëvizje me Besë, Partia për Prosperitet Demokratik (PPD), Koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE, Koalicioni i kryesuar nga LSDM, Koalicioni Për Ndryshime dhe Drejtësi-Blloku i Tretë”, Partia Liberale, VMRO-për Maqedoni si dhe e Majta. Rezultatet fillestare nga votimi i KSHZ i publikon në afat prej 12 orëve, ndërsa përfundimtaret 24 orë pas përfundimit të votimit. Zgjedhjet e sotme i kanë përcjellë 7.585 vëzhgues vendas dhe 667 të huaj, si dhe 75 gazetarë të huaj.