Dy persona të moshës 19 dhe 20 vjeçare të mërkurën në mbrëmje rreth orës 22:00 janë sulmuar fizikisht derisa ishin ulur në një ëmbëltore në rrugën Vlladimir Komarov në Lagjen Aerodrom. Sipas informacioneve, një grup prej 5–6 personave pa asnjë arsye dhe shkaku kanë sulmuar personat dhe u kanë shkaktuar lëndime trupore. Të sulmuarit janë dërguar në spital, kurse identiteti i personave të sulmuar dhe sulmuesve ende nuk është bërë i ditur, ndërsa policia punon në zbardhjen e rastit.