Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot mbledhje do të mbajnë komisionet për arsim, shkencë dhe sport, për financim dhe buxhet dhe Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.
Në Komisionin për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve duhet të kostatohet Propozim-vendimi për shkarkim të sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, përkatësisht për emërim të sekretarit të ri të përgjithshëm të Kuvendit, si dhe për emërim të zëvendësve të sekretarit të përgjithshëm.
Në rend dite janë edhe propozim-vendimet për zgjehdje të anëtarëve të Komitetit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive, për ndryshim dhe plotësim të Vendimit për zgjedhje të kryetarëve, zëvendësve të kryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, si dhe propozim-vendime për konstatimin e përbërjes së delegacioneve të Kuvendit të Maqedonisë në disa organizata ndërkombëtare dhe në Komitetin parlamentar për stabilizim dhe asociim.
Ky Komision duhet ta konfirmojë edhe Propozim-vendimin për emërim të kryetarit, nënkryetarit, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Këshillit nacional për eurointegrime.
Komisioni për arsim, shkencë dhe sport duhet të deklarohet rreth Raportit vjetor për punën e Universitetit “Goce Dellçev” në Shtip për vitin 2015/2016, rreth Raportit për punën e rektorit të Universitetit shtetëror në Tetovë për periudhën 2015/2016, si dhe rreth Raportit të rektorit të Universitetit për shkenca informatike dhe teknologji “Shën Apostoli Pal” – Ohër për punën e Universitetit për periudhën e vitit 2016.
Anëtarët e Komisionit kuvendor për financim dhe buxhet do ta shqyrtojnë Propozimin e llogarisë përfundimtare të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2016.