Mbi një milionë qytetarë të Turqisë kanë votuar jashtë kufijve të vendit në referendumin për ndryshime kushtetuese, me çka mund të vendoset sistemi presidencial i drejtimit të Turqisë. Dje përfundoi votimi i qytetarëve të Turqisë të cilët jetojnë jashtë vendit.
Në territorin e vendit votimi i referendumit do të mbahet më 16 prill. Sipas mediave jehona e qytetarëve të Turqisë jashtë vendit është rreth 51-52 për qind nga gjithsej 2,5 milionë votues në 31 vende në Evropë.
Fletëvotimet do të dërgohen në Turqi me aeroplanë të kompanisë “Turkish erlajns”, ndërsa rinumërimi i tyre do të mbahet më 16 prill, menjëherë pas përfundimit të votimit në vend. Këto vota do të kenë rëndësi të barabartë, sikurse votat e personave të cilët jetojnë në Turqi.