Shkup, 25 prill – Mbi 200.000 qytetarë jobullgarë kanë kërkuar, ndërsa 132.020 kanë arritur të marrin shtetësinë bullgare në 15 vitet e fundit. Të dhënat zyrtare të Komitetit bullgar për shtetësi tregojnë se pas miratimit të Dekretit për ndarje të pasaportave për qytetarët jobullgarë, por që kanë pasur ose kanë lidhje me Bullgarinë, më shumë se gjysma e atyre që kanë fituar shtetësi janë maqedonas, ose 87.483 gjithsej, shkruan gazeta KOHA. “Pas miratimit të Dekretit për shtetësi, Komiteti bullgar për shtetësi ka ndarë 87.483 pasaporta bullgare për qytetarët maqedonas, ndërsa 20.000 kërkesa… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)