Shkup, 8 janar – Për shkak të valës së ftohtë në Evropën Perëndimore dhe Qendrore humbën jetën të paktën 51 persona. Në Poloni dje janë matur minus 20 gradë celsius, ndërsa për shkak të hipotermisë vdiqën dhjetëra persona. Të premten dhe të shtunën humbën jetën dhjetë persona. Në Çeki të premten deri sot humbën jetën të paktën gjashtë të pastrehë, derisa në Itali vala e ftohtë ka marrë tetë jetë të njerëzve, prej të cilëve pesë të pastrehë. Në aksidentin e djeshëm në Francë për shkak të kushteve të këqija të motit humbën jetën katër portugezë, ndërsa 20 janë lënduar. Në Ukrainë dhe në Bjellorusi, ku temperatura ra deri në minus 20 gradë, nga e ftohta kanë humbur jetën 13 persona.