Shkup, 17 dhjetor – Vlera e investimeve të përgjithshme bruto në Maqedoni nga viti 2005 e deri në fund të vitit 2014 kapin shifrën prej 123 miliardë e 115 milion denarë, apo rreth 2 miliardë euro. Kështu tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës (ESHS), shkruan gazeta KOHA. Pjesëmarrja e investimeve të përgjithshme në Bruto Prodhimi Vendor në vitin 2015 është 30 për qind. Për periudhë nëntëvjeçare, më shumë investime, edhe atë prej 73 për qind, janë kryer nga sektori privat, ndërsa 23 për qind janë investime nga sektori publik, gjegjësisht në pronësi shtetërore investimet për 9 vite kanë shënuar rritje nominale prej 162 për qind, kurse investimet në pronësi private shënojnë rritje nominale prej 90 për qind. Shikuar sipas strukturës teknike të investimeve pjesëmarrje më të madhe kanë punimet ndërtimore me 62.7 për qind, blerje të makinerisë dhe pajisjeve makinerike me 30.6 për qind, ndërsa sipas sektorëve, më shumë investime ka pasur në sektorin e ndërtimtarisë me 37.8 për qind, ndërkaq sektori i minierave, industrisë përpunuese, furnizimi me energji elektrike, gaz, ujë dhe mbeturina merë pjesë me 23.5 për qind. Ndërkaq sa i përket investime sipas rajoneve, pothuajse mbi gjysma e investimeve apo mbi 1 miliardë euro kanë shkuar në rajonin e Shkupit, në vlerë totale mbi 71 miliardë denarë apo 1.1 miliard euro, ndërsa më pak investime prej 2.543 milion denarë apo 40 milion euro ka pasur në rajonin Verilindor. Rajoni i dytë ku më së shumti është investuar gjatë 9 viteve është ai Lindor me 10 miliardë denarë apo 170 milionë euro, i pasuar nga rajoni Veri-jugor me mbi 9 miliardë denarë apo 160 milionë euro. Në vendin e katërt radhitet rajoni i Pellagonisë me 8.329 miliardë denarë ose 152 milionë euro, pastaj vjen rajoni i Vardarit me mbi 7 miliardë denarë ose rreth 110 milionë euro. Në rajonin e Pollogut po ashtu janë investuar mbi 7 miliardë denarë apo 110 milionë euro, më pas vjen rajoni Juglindor po ashtu me rreth 7 miliardë denarë apo 110 milionë euro dhe në vendin e fundit më pak investime radhitet rajoni Verilindor me mbi 2 miliard denarë apo 40 milion euro. Shikuar sipas veprimtarive, më së shumti është investuar në ndërtimin e banesave nga sektori privat në vlerë prej rreth 60 miliardë denarë apo 1 miliard euro dhe nga sektori publik në ndërtimin e banesave administrative rreth 30 miliard denarë apo 500 milionë euro. Gjithashtu investime në vlerë prej rreth 28 miliardë denarë, apo 450 milionë euro, janë investuar në blerjen e makinerive dhe pajisjeve makinerike. Në industrinë përpunuese janë investuar mbi 10 miliard denarë, apo 170 milionë euro, në furnizimi me energji elektrike janë investuar mbi 8 miliardë euro apo 160 milionë euro dhe gjysma e këtyre investime apo 80 milionë euro janë realizuar në rajonin e Shkupit.
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.