Mbi 160.000 persona mbrëmë protestuan nëpër rrugët e Karakasit kundër presidentit aktual venezuelas Nikolas Maduro. Demonstruesit tanimë 50 ditë po mbajnë protesta në Venezuelë, me kërkesë për dorëheqje të presidentit Maduro.
“Me siguri ka 160.000 persona, ndoshta edhe më shumë”, deklaroi Edinson Ferer, njëri nga udhëheqësit e Koalicionit opozitar për unitet demokratik. Policia venezuelase ka përdorur gaz lotsjellës me qëllim që t’i dëbojë demonstruesit.