Më tepër se 100,000 tifozë të futbollit janë ngjeshur në stadiumin “Azadi” të Tehranit teksa Irani ka mundur Kinën me rezultatin 1:0 në kualifikueset aziatike për Kupën e Botës ditën e martë. Mbështetësit hipën mbi murin rrethues apo sipër kullave të dritave për të parë sado pak ndeshje midis dy ekipeve që nuk njihen për futbollin e tyre. Disa tifozë panë ndeshjen midis dy fotove gjigante të liderëve të shkuar dhe të tanishëm të Iranit – Aytollah Khomeini dhe Aytollah Ali Khamenei.
Dhe një ekspert danez i futbollit kinez shprehet se Pekini raportoi se kishte 100,000 spektakorë në stadium. Mads Davidsen, i cili është drejtori teknik i Shanghai SIPG, shkruaji në Twitter se kishte 100,000 spektatorë të ndeshjes. Edhe burime të tjera ishin pranë kësaj shifre, megjithëse është e pamundur të dihet shifra e saktë. Stadiumi i cili u ndërtua në 1971, mban 78,000 tifozë. Gjithsesi, mund të zgjerohet për më tepër shikues dhe shikueshmëria rekord është 128,000 për një ndeshje të kualifikueseve të Kupës së Botës ndaj Australisë në vitin 1998.Tifozët ishin dëshmitarë teksa Iran, që trajnohet nga ish-asistenti i Manchester United dhe i Real Madrid Carlos Queiroz, mundi Kinën e Marcelo Lippit. Goli i shënuar në pjesën e dytë nga Mehdi Taremi i dha fitoren Iranit duke i prishur shumë punë Kinës në luftën për të marrë pjesë në Kupën e Botës. Irani, ekipi kryesues i grupit aziatik ka një avantazh prek katër pikësh nga vendi i dytë, ndërsa Kina është e dyta nga fundi me vetëm tre ndeshje të mbetura.