Drejtuesit e Interit u kanë dhënë fund spekulimeve sa i përket trajnerit të ri. Drejtimin e ekipit pritet ta marr strategu italian, Luciano Spalletti. Ai ka mbërritur në qytetin e Milanos ku pritet të zyrtarizohet në krye të “ziklatërve”.
“Jam i lumtur. Çfarë pres nga udhëtimi? Duhet ta mbajmë një konferencë për shtyp, pastaj nëse punojmë në mënyrë korrekte i bëjmë gjërat e rregullta. Nënshkrimi? Jemi ende me të vjetrën, i bëjmë të gjitha me një shtrëngim duarsh”, – ka deklaruar Spaletti pas arritjes në Milano.
Sezonin e fundit Spalletti drejtoi Romën. Në të kaluarën ka udhëhequr ekipe si: Zenit, Empoli, Sampdoria, Venezia, Udinese dhe Ancona.