Kryeministrja e Britanisë, Theresa May dhe kryetari i Londrës Sadiq Khan kanë dënuar sulmet e mbrëmshme në Londër. May në konferencë për media ka thënë se është koha që t’i thuhet mjaft këtyre sulmeve terroriste, raporton BBC.
“Mjaft është mjaft. Ne nuk mundemi dhe nuk duhet të pretendojmë se gjërat mund të vazhdojnë kështu siç janë”, ka thënë May, transmeton Koha.net. Edhe kryebashkiaku i Londrës ka dënuar sulmet e mbrëmshme, duke i quajtur ato si të “paramenduara dhe qyqare”. Londra mbrëmë ishte cak i tre sulmeve që morën jetën e shtatë personave dhe 48 u lënduan. “Ende nuk i dimë detajet e plota, por ky ishte sulm i paramenduar dhe qyqar në londinez të pafajshëm dhe vizitorë. I dënoj ato në mënyrën më të fuqishme të mundshme. Nuk ka asnjë justifikim për akte të tilla barbare”, është shprehur Khan.