Gjykata Themelore Shkupi 1 sot njoftoi se Këshilli Penal ka marrë vendim për propozimin e Prokurorisë Publike për ndjekje të veprave penale të lidhura dhe të cilat dalin nga ndjekja joligjore e komunikimeve (PSP), me të cilët kërkohet përcaktim i masave për sigurim të pjesëmarrjes dhe masa për kujdes NJK nr.17/15 i lidhur me lëndët të njohura në opinion si “Target” dhe “Fortesa”.
“Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 – Shkup, pas shqyrtimit të propozimit, si dhe vlerësimit të fakteve dhe dëshmive të dorëzuara, mori vendim me të cilin propozimi për përcaktim të masës paraburgim kundër të akuzuarve S.M., G.G., N.N., T.J. dhe N.B., refuzohet si i pabazë. Me rastin e propozimit të detyrës zyrtare u përcaktohen masë kujdesi S.M., G.G. dhe N.N. kanë obligim që një herë në javë të paraqiten tek personi kompetent zyrtar në gjykatë, përkohësisht u merret dokumenti i udhëtimit dhe kanë ndalesë për nxjerrje të dokumentit të ri të udhëtimit”, informoi Gjykata Themelore Shkupi 1. I akuzuari N.B., gjithashtu, ka për obligim që një herë në javë të paraqitet tek personi kompetent zyrtar në gjykatë, ndërsa i është shqiptuar edhe masë për marrje të përkohshme të dokumentit të udhëtimit dhe dokumentit zyrtar të udhëtimit dhe ndalesë për nxjerrje të dokumenteve të reja. I akuzuari T.J., madje, do të ketë për obligim që një herë në javë të paraqitet tek personi kompetente zyrtar në gjykatë.
Refuzohet propozimi për përcaktim të masës për kujdes për E.XH, i cili një herë në javë duhet të paraqitet tek personi kompetent zyrtar në gjykatë dhe përkohësisht i merret dokumenti i rrugës dhe ndalesë për nxjerrje të dokumentit të ri. Kundër këtyre vendimeve, palët kanë afat për ankesë prej tre ditësh deri te Gjykata e Apelit. “Lidhur me propozimin e dytë i cili deri te gjykata u dorëzua të premten pasi vendimi do të përpunohet me shkrim dhe dorëzohet deri tek të gjitha palët opinioni do të njoftohet gjatë ditës së nesërme”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Themelore Shkupi 1.