Numri i femrave siriane të cilat janë martuar me bashkëshort turq, në vitin 2016 është rritur për 82 për qind krahasuar me vitin 2015, raporton Anadolu Agency (AA). Në vitin 2016 ka pasur 6,495 nuse siriane, ndërkohë që një vit më herët, numri i sirianeve që janë martuar me shtetas të Turqisë ka qenë 3,569, flasin të dhënat e publikuara të enjten nga Instituti i Turqisë për Statistika (TurkStat). Në total, martesat ndërkombëtare në vitin 2016 janë rritur për 17.8 krahasuar me vitin paraprak. Martesat në të cilat nusja ka qenë e huaj, janë rritur për 20 për qind. Numri i përgjithshëm i martesave në vitin 2016, në Turqi arriti në 594.493, nga të cilat 22.583 janë martesa në të cilat nusja ka qenë nga jashtë. Numri i martesave në të cilat dhëndri ka qenë nga jashtë, ka qenë 3.777, që është një rritje për 5.9 për qind nga viti paraprak. Sa i përket numrit të meshkujve të martuar, 377 kanë qenë sirianë. Aktualisht, Turqia paraqet shtëpi për rreth 3 milionë sirianë të cilët kanë ikur si pasojë e luftës civile në shtetin e tyre.