Ambasadat e SHBA-së në Shkup dhe në Sofje përmes një kumtese të përbashkët e përshëndetën miratimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Maqedonisë dhe Bullgarisë. “Marrëveshja i konfirmon lidhjet e afërta mes Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe e demonstron vullnetin e mirë nga ana e të dy shteteve ta përforcojnë bashkëpunimin e ndërsjellë në interes të qytetarëve të saj. Angazhimi i tillë paraqet shembull inkurajues për zgjidhjen e çështjeve kontestuese mes fqinjëve dhe për përforcimin e stabilitetit politik dhe përforcimin e zhvillimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor. Ne i përshëndetim Maqedoninë dhe Bullgarinë për këtë hap historik orientuar drejt ardhmërisë”, theksohet në kumtesën e ambasadave të SHBA-së në Shkup dhe Sofje.