Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, sot ia ndau mandatin ish-shefit të zbulimit, Dushko Markoviq që të konstituojë qeveri të re pas zgjedhjeve parlamentare të tensionuara, të cilat u mbajtën muajin e kaluar.
Markoviq e zëvendësoi kryeministrin shumvjeçar të deritanishëm, Millo Gjukanoviq, i cili është bashkëpunëtor i afërt dhe zëvendës i tij në Partinë demokratike të socialistëve parti, e cila në pushtet në Mal të Zi është mbi 25 vjet.
PDS i fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e 16 tetorit, por partia duhet të bëjë koalicion me parti të tjera më të vogla që të mund të konstituojë qeveri.
Partitë opozitare në vend nuk i njohin rezultatet e zgjedhjeve, duke akuzuar se ka pasur numër të madh të parregullsive.