Vizita e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Mal të Zi është një konfirmim i fuqishëm i marrëdhënieve të mira fqinjësore midis dy vendeve, deklaroi sot kryeministri malazez Dushko Markoviq. Ai në konferencën e përbashkët për shtyp me Ramën, theksoi se qeveritë e dy shteteve do të punojnë në përparimin e bashkëpunimit dhe paralajmëroi mbajtje të seancës së përbashkët në Shkodër gjatë tetorit. Markoviq iu falënderua Shqipërisë për mbështetjen që ia jep Malit të Zi në rrugën euroatlantike. Rama për paralajmërimin për seancën e përbashkët të dy qeverive theksoi se kjo paraqet cikël të ri të marrëdhënieve midis Malit të Zi dhe Shqipërisë.