Xhani De Biazi ka pritur disa javë për të gjetur pasuesin e Paolo Tramexanit, i cili ka marrë drejtimin e Luganos, por tashmë duket se trajneri italian ka vendosur se cili do të jetë zëvendësi i tij. Sipas “GianlucaDiMarzio.com”, është Marko Veroneze i përzgjedhuri. Bëhet fjalë për një ish-sulmues i rritur tek Interi dhe me shumë klube në CV, tashmë 40-vjeçar. Veroneze ka punuar nën drejtimin e De Biazit në vitet 2000-2002, kur ishte futbollist i Modenës dhe protagonist i ngjitjes nga Seria C në A. Ndërkaq, Veroneze ka drejtuar Pavian për pak kohë, si dhe ka qenë zëvendëstrajner te Monca dhe Kremoneze.