Marinarët bullgarë me tre ton kokainë dënohen me 1 miliardë e 150 milionë euro!

Madrid, 6 dhjetor – Gjykata e Spanjës i dënoi marinarët bullgarë nga anija “Sveti Nikollaj”, e kapur para katër viteve me tre ton kokainë, me dënim me para me një vlere rekord prej 1 miliardë e 150 milionë euro, deklaroi avokati i tyre, Vladimir Vladimirov. “Ky dënim me para është pothuajse i pamundur të paguhet”, ishte kategorik avokati. Gjykata spanjolle këtë verë i dënoi marinarët bullgarë me burg, me ç’rast secili prej 21 marinarëve mori mes gjashtë dhe dhjetë vjet burg. Një prej marinarëve është dënuar me gjashtë vite burg dhe vetëm ai është dënuar të paguaj 400 milionë euro. Gjashtë prej marinarëve, të cilët janë të dënuar me dhjetë vite burg duhet bashkërisht të paguajnë 450 milionë euro. Për momentin gjashtë prej bullgarëve, të cilët janë të dënuar me nga dhjetë vjet burg janë pas hekurave në Madrid. Mes tyre është edhe kapiteni i “Svei Nikollaj”, Ivan Stançev. Pesëmbëdhjetë të tjerët janë në Bullgari. Përveç tyre për rekord tre ton kokainë janë dënuar edhe dhjetë shtetas të vendeve të tjera.