Në rrjetet sociale, por edhe në mjaft media botërore, po qarkullon një foto e “Pibe de Oro”, që tregon gjahun e tij nga gjuetia. A është kjo, e gjitha e vërtetë? Fotografia e ka bërë tashmë xhiron e botës. Ju shikoni Maradonën plot krenari, që paraqitet me pushkë në shpatullën e tij dhe një lloj të rrallë të gazelave si pre (gjah).
Një gazetar argjentinas e ka postuar foton në Twitter dhe tashmë ka gjeneruar polemika, për shkak se ajo është një kafshë në rrezik të zhduket që nga viti 1980. Por, ka shumë që e pyesin veten nëse është me të vërtetë “Pibe de Oro” vrasësi i kafshës së rrallë, apo është thjesht një vepër e falsifikuar…