Droga, është gabimi më i madh i Mardonës, i cili është i lumtur që sot e 13 vite nuk e përdor atë. Legjenda e futbollit, Diego Maradona, është rikthyer të flasë sërish për problemin që kishte vite më parë me drogën. Njëri ndër lojtarët më të mirë në histori të këtij sporti, thotë se gabimi më i madh në jetë ishte kur vendosi të përdorë drogë te Barcelona, transmeton Gazeta Express. “Kur isha te Barcelona, në moshën 24 vjeçare – fillova të marrë drogë”, tha ai për Canale 5. “Ishte gabimi më i madh që kam bërë në jetën time”. “Droga ishte problemi më i madh – droga të vret. Jam shumë me fat që sot flas këtu me ju, nëse do të vazhdoja atëherë do të kisha vdekur. Nuk përdori drogë tash e 13 vite dhe ndihem shumë mirë”, shtoi Maradona. Maradona ka luajtur për dy sezone te Barcelona 1982/1984, ku ka shënuar 38 gola në 58 paraqitje në të gjitha garat.