Shkup, 7 mars – Rajoni deri tani nuk është alarmuar pas deklaratës së ministrit të jashtëm austriak, Sebastijan Kurc, sipas të cilit, në Gjeorgji, Egjipt, si dhe në vendet e Ballkanin Perëndimor mund ta hapen strehimore të e reja të cilat do të shërbejnë për grumbullimin e emigrantëve nga Azia dhe Afrika. Interpretimet janë se kjo është vetëm ide nga Viena, gjegjësisht nuk është propozim zyrtar nga Bashkimi Evropian, prandaj konsiderohet se nuk ka nevojë për panik. Maqedonia, ashtu si dhe vendet fqinje, disa herë kanë bërë të ditur se nuk kanë ndërmend të jenë “parking” për emigrantët, të cilëve ju janë mbyllur dyert për hyrje në vendet perëndimore. Në intervistën e fundjavës për gazetën gjermane “Bild”, Kurc tha se nevojiten qendra për refugjatët jashtë territorit të Bashkimit Evropian. Ato do të vepronin në bashkëpunim me Komisariatin e Lartë për Refugjatë(UNHCR). “Nuk është aq me rëndësi se ku do të shpërndahen. Këto qendra mund të vendosen në vende si Gjeorgjia, Egjipti apo vendet perëndimore. Me rëndësi është për të siguruar mbrojtjen e njerëzve, të cilët në mënyrë ilegale përpiqen të hyjnë në BE”, konsideron Ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurc. Ai nuk përmendi për cilët vende bëhet fjalë, por përzgjedhja drejtohet kah Maqedonia, Serbia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina, sepse të tjerët tanimë janë anëtare të BE-së. Kompetentët në Maqedoni thonë se nuk kanë marrë njoftim për hapjen e qendrave të reja dhe mendojnë se bëhet fjalë për ide e cila është larg realizimit.
“Disa herë qartë kemi përsëritur se vendi jonë nuk ka as kapacitet, as financa, e as kushte për të strehuar në territorin e saj numër më të madh të emigrantëve”, thonë autoritetet shtetërore me kusht anonimiteti. Përveç Maqedonisë, vetëm Serbia nga vendet e përmendura nga Ballkani Perëndimor u godit nga vala e emigrantëve, ndërsa edhe pas mbylljes së Rrugës së Ballkanit, në territorin e saj ka rreth gjashtë mijë emigrantë që nuk duan të largohen, me shpresë se BE-ja do të rishqyrtojë dhe do të hapë kufijtë e saj. “Ne bëjmë gjithçka që mundemi për t’ju ndihmuar refugjatëve. Megjithatë nuk mund të jemi parking për emigrantët”, tha kryeministri serb Aleksandar Vuçiç gjatë takimit të fundit më Kurc në Beograd. Egjipti deklaroi se është kundër hapjes të strehimoreve për refugjatët në territorin e saj, ndërsa spekulohet se Gjeorgjisë do t’i ofrohet për këmbim të fitojë regjim pa viza me BE-në.
Në Maqedoni për momentin ka rreth 100 emigrantë në qendrat për strehim në Gjevgjeli dhe në Tabanoc, si dhe 30 në Qendrën e Azilit në Vizbeg. Këto 30 persona tanimë kanë kërkuar azil në Republikën e Maqedonisë. Nga fillimi i vitit 2015 e deri në mars të vitit 2016, nëpër Maqedoni kanë kaluar pothuajse 800.000 refugjatë dhe emigrantë për në vendet e Evropës Perëndimore.