Shkup, 26 janar – Përfaqësuesja e Maqedonisë deri 21 vjeç do të jetë në grupin 7 në kualifikimet për Kampionatin Evropian në vitin 2019 bashkë me përfaqësuesen e Serbisë dhe Rusisë. Në shortin, i cili u hodh dje në Nion deshi që shpresat përsëri të përballen me Serbinë edhe në kualifikimet për KE 2019, me të cilët jemi në grup edhe në Kampionatin Evropian këtë vit në Poloni. Pos Serbisë dhe Rusisë, me Maqedoninë në grup do të jenë edhe Austria, Armenia dhe Gjibraltari. Derisa, përfaqësuesja U-21 e Kosovës ka debutuar në shortin kualifikues për Evropianin “Itali 2019″. Djelmoshat e trajnerit Rafet Prekazi ndodhen në grupin 5, bashkë me super-fuqinë, Gjermaninë. Krahas tyre, këtë grup e përbëjnë edhe Izraeli, Norvegjia, Republika e Irlandës dhe Azerbajxhani. Ndërkohë, Shqipëria ndodhet në grupin e dytë me Spanjën, Sllovakinë, Islandën, Estonin dhe Irlandën e Veriut. Kualifikimet për KE 2019 do të fillojnë më 20 mars të këtij viti, ndërsa do të përfundojnë në muajin tetor të vitit 2018. Nga data 12 e deri më 20 nëntor të vitit 2018, do të jenë ndeshjet e plej-ofit për plasman në KE. (koha.mk)