Nju Jork, 4 shkurt – Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara për vitin 2015, Shqipëria radhitet e dyta pas Bosnjës e Hercegovinës për numrin e banorëve që e kanë braktisur, të përcaktuar për jetesë në tjetër vend. Siç transmeton Al Jazeera, pas këtyre radhiten Maqedonia, Portugalia, Mali i Zi dhe Moldavia. Sipas të dhënave nga vitit 2015 nga këto vende ka imigruar gati një e pesta e banorëve të lindur në to. Numri më i madh i banorëve është larguar nga Bosnja e Hercegovina, rreth 1,6 milion sish, të lindur në këtë vend dhe tani jetojnë në vende të tjera, që i bie 43.3 për qind, ose pesë për qind më shumë nga vendi që e ndjek në këtë listë, Shqipëria. Të dhënat i referohen vendit të lindjes së të larguarve. Sipas kësaj liste, nga Maqedonia dhe Mali i Zi janë larguar 24.8 për qind, përkatësisht 22.1 për qind e banorëve të lindur në to. Nga Kroacia një e pesta e banorëve të lindur aty kanë shkuar për të jetuar në ndonjë vend tjetër, përkatësisht 20.4 për qind, ndërsa nga Serbia 10.9 për qind e banorëve, që përbën përqindjen më të ulët në rajon. Për llogaritjen e përqindjeve është ndjekur parimi si në shembullin vijues: Numri i banorëve të Polonisë më 2015 ka qenë 38.612,000, sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara. Numri i atyre që janë lindur në Poloni, por kanë jetuar në ndonjë vend tjetër, ka qenë 4.449,000 veta. Në bazë të kësaj 38.612,000 pjesëtuar me 4.449,000 jep 11.5 për qind, shkruan Daily Mail, transmetojnë mediat lokale. Të dhënat i referohen vendit të lindjes dhe jo shtetësisë ose përkatësisë etnike. Numri më i madh i banorëve të BeH është shpërngulur në Kroaci, më së shumti banorë të Serbisë janë vendosur në Austri, kurse më së shumti malazezë në Serbi.
LISTA E DHJETË SHTETEVE ME POPULLATË TË BRAKTISUR:
BeH – 43.3 për qind
Shqipëria – 38.8 për qind
Maqedonia – 24.8 për qind
Portugalia – 22.3 për qind
Mali i Zi – 22.1 për qind
Moldavia – 21.8 për qind
Kroacia – 20.4 për qind
Lituania – 18.9 për qind
Irlanda – 18.8 për qind
Rumunia – 17.5 për qind