Shkup, 28 mars – E kërkuan dhe arritën. Përfaqësuesja e Maqedonisë ka arritur fitoren e dytë me radhë pas katër viteve. Pas fitores me Lihtenshtajnin në kuadër të kualifikimeve për KB Rusi 2018, sonte në stadiumin “Telekom Arena”, Maqedonia ka mundur me 3:0 Bjellorusinë, në kuadër të ndeshjes miqësore. Spirovski dhe në dy herë kapiteni Goran Pandev, kanë qenë protagonistët e fitores, fitore kjo që e rrit shumë vetëbesimin në radhët e verdhekuqve. Për Maqedoninë pas një kohe të gjatë luajti edhe Muzafer Ejupi, i cili në lojë u inkuadrua në minutën e 78, Besart Ibraimi në lojë u inkuadrua në minutën e 83 në vend të Stjepanoviq, ndërsa Ezgjan Alioski luajti deri në minutën e 83. (koha.mk)