Roberto Mancini raportohet se nuk është i interesuar që ta marrë punën e menaxherit te Leicester City edhe pse po përmendet si pasardhës i mundshëm i Claudio Ranierit të shkarkuar. “Dhelprat” që po rrezikojnë rënien nga elita angleze janë në kërkim të një menaxheri të ri pasi të enjten mbrëma shkarkuan trajnerin italian, vetëm nëntë muaj pasi ai u ndihmoi që ta fitojnë titullin e Premier Ligës. Mancini është i papunë që prej largimit nga Interi verën e vitit të kaluar dhe e njeh ligën angleze sa ishte menaxher i Manchester Cityt. Sky Sports raporton se 52-vjeçari ka paralajmëruar se nuk është i interesuar për punën në King Power Stadium. Guus Hiddink, Alan Pardew dhe Frank de Boer janë lidhur me punën si trajner te Leicesteri.