Gjatë ditëve në vijim pritet që lideri i LSDM-së, Zoran Zaev të shkojë tek presidenti Gjorge Ivanov dhe t’i dërgojë garancitë për unitaritet të shtetit pas çka pritet marrja e mandatit për formim të qeverisë, deklaroi sot deputeti i LSDM-së, Damjan Mançevski. “Krejt çka duhet do të bëjmë që përfundimisht ta stabilizojmë shtetin. Siç tha edhe kryetari Zaev, nuk vuan nga egoja, dhe absolutisht, cili, ku dhe kush i pari do të shkojë nuk është me rëndësi, me rëndësi është përfundimisht të kryhet puna, por më me rëndësi në fund të ditës është pëfundimisht Ivanov ta respektojë Kushtetutën dhe ta japë mandatin për përbërje të qeverisë së re”, tha në konferencë për shtyp Mançevski duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve.
Ai theksoi se Maqedonia ka nevojë urgjente për qeveri të re e cila menjëherë do të merret me zgjidhjen e problemeve të qytetarëve. “Është e domosdoshme që menjëherë të zhbllokohen proceset demokratike në Maqedoni dhe Gjorge IvAnov menjëherë ta japë mandatin për përbërje të qeverisë së re kryetarit Zoran Zaev”, tha Mançevski.
Bllokada e proceseve demokratike, siç theksoi, do të kulminojë për disa ditë. “Më 15 maj ndërpriten mandatet e kryetarëve të komunave dhe këshillave. Me atë që nuk do të ketë as pushtet lokal funksional, edhe më shumë do të komplikohet situata në të cilën ndodhen qytetarët dhe Maqedonia”, tha Mançevski. Ai theksoi se nevojitet transfer urgjent, i qetë i pushtetit, me qëllim që Maqedonia më shpejtë të ketë institucione funksionale, të vazhdohet mandati i autoriteteve lokale dhe të caktohen zgjedhjet lokale. “U bëjmë thirrje të gjithëve, që konstruktivisht të kyçen drejt ndryshimeve. Të mos bëjnë kurfarë pengesa në rpoceset demokratike që çojnë drejt jetës cilësore të të gjithëq ytetarëve dhe perspektivave euro-atlantike të Maqedonisë”, tha deputeti Mançevski.