Shkup, 9 nëntor – Inaugurimi i dhomës përkujtimore në Muzeun e Alfabetit do të jetë ngjarja kryesore e shënimeve të këtij viti për 106 vjetorin e Kongresit të Manastirit. Përveç një koncerti që do të mbahet më 13 nëntor, të organizuar nga shoqata “Kongresi i Manastirit”, as këtë vit nuk do të ketë një javë të plotë me aktivitete në nder të kësaj date, por edhe që lidhet me simbolikën e kohëzgjatjes së Kongresit të Alfabetit. Drejtori Nuer Arsllani pohon se pavarësisht mosrealizimit të kësaj ideje, ky përvjetor do të ketë një domethënie tjetër të veçantë pasi muzeut i shtohet një aneks me figurat dhe momentin më të rëndësishëm të kësaj ngjarje, atë të nënshkrimit të aktit për formimin e alfabetit të gjuhës shqipe. “Ky përvjetor besoj se do të jetë ndryshe, pasi nuk do të shënohet ashtu si jemi mësuar me një akademi, manifestim, e të tjera, por me inaugurimin e një dhome përkujtimore që është një investim për ne, gjeneratat që do vijnë dhe ardhmërinë e vet muzeut. Dhoma përkujtimore me figurat e 11 anëtarëve… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.