Paga mesatare mujore në Mal të Zi në janar, duke përjashtuar tatimet dhe kontributet ka qenë 511 euro, flasin të dhënat e Entit për Statistika (MONSTAT), sipas të cilave e njëjta paraqet një rritje prej 0.4 për qind nga muaji paraprak, raporton Anadolu Agency (AA). Paga mesatare në janar pa tatime dhe kontribute, në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, u rrit me 4.3 për qind, ndërsa në krahasim me fitimin mesatar neto të vitit të kaluar ishte për 2.4 për qind më e lartë, thonë të dhënat statistikore të MONSTAT-it. Paga mesatare bruto në janar ka qenë 767 euro. Ekspertët e statistikave thonë se marrë parasysh faktin e rritjes së çmimeve të konsumit të cilat në muajin janar në krahasim me muajin dhjetor të vitit të kaluar janë rritur për 0.3 për qind, del se fitimi i vërtetë neto në të njëjtën periudhë u rrit me 0.1 për qind. Për sa i përket sektorëve, rritje të pagave janë shënuar në sektorin e argëtimit dhe rekreacionit, komunikimit, shëndetësi dhe mbrojtje sociale ndërsa rënie është shënuar në administratë, bujqësi, peshkatari dhe sigurime financiare.