Legjenda e basketbollit amerikan, “i madhi” Magic Johnson, është kthyer te Los Angelos Lakers si një këshilltar i pronarit Jeanie Buss. Lakers janë paraqitur shumë dobët në këtë sezon dhe prej tre vitesh nuk po shohin “ditë të bardha” në kampionatin amerikan të basketbollit, NBA. Tre herë basketbollisti më i mirë i sezonit MVP, Johnson luajti për 13 vite basketboll dhe gjithmonë ishte pjesë e ekipit të famshshëm kalifornian. Ai ka qenë gjithashtu pjesë e të famshmit “Dream Team” të SHBA që fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Barcelona 1992”.
“Jam shumë i lumtur të u ktheva në shtëpi te Lakers, – tha Johnson 57-vjeçar. – Do të bëj gjithçka që kam në dorën time për a rikthyer këtë ekip në elitën e NBA.” Në komunikatën e nxjerrë për shtyp klubi i LA Lakers shkruante se “Johnson do të merret me aspektet teknike dhe ekonomike.” Kurse pronari Buss shtoi: “Jemi të nderuar që përvoja dhe aftësitë e Magic do të na ndihmojnë.” Johnson ishte zv.presidenti i Lakers deri në vitin e kaluar dhe ka pasur disa aksione nga klubi, përpara se ti shiste në vitin 2010.
https://www.youtube.com/watch?v=yrC5x3UEx5s