A keni marrë ndonjëherë lule si dhuratë të cilat keni dashur që të qëndrojnë për një kohë të gjatë? Tash, kjo gjë është e mundshme! Një kompani e quajtur “Forever Roses” ka krijuar buqeta me lule duke u inspiruar nga filmi “beauty and the Beast”, të cilat qëndrojnë së paku 3 vite! Këto lule të magjishme kushtojnë rreth 4000 dollarë, dhe vijnë në buqeta të ndryshme të cilat mund ti dizajnoni vetë sipas shijes suaj.