Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë sot në seancën e Kryesisë e konfirmoi tekstin e Propozim protokollit për përparim social në Maqedoni, i cili është në drejtim të përparimit të dialogut social dhe përmirësimit të të drejtave të punëtorëve. Propozim-protokolli, siç informon LSM-ja, do të fokusohet veçanërisht në çështjen për rritje të mëtutjeshme të pagës minimale, si dhe në zgjidhjet me të cilat, marrëdhënia e punës në kohë të papërcaktuar, veçanërisht në zonat industriale, të mos jetë më e vogël se 30 për qind nga numri i të punësuarve. Parashihet edhe nevoja nga zvogëlimi i periudhës për punësim në kohë të papërcaktuar prej pesë në tre, gjegjësisht dy vjet. Protokolli parasheh edhe benefite shtesë për sigurimin e sigurisë më të madhe materiale të punëtorëve gjatë papunësisë. “Propozim Protokolli për përparim social në RM do të fokusohet edhe në hapjen e procesit për formimin e fondit të përbashkët për përparimin e dialogut social, përgatitje, nënshkrim, ndryshime të marrëveshjes kolektive dhe edukim për negociim kolektiv, me atë që mjetet për organizim dhe punë të fondit do të sigurohen nga të gjithë punëdhënësit dhe punonjësit për të cilët zbatohet marrëveshja kolektive”, thekson LSM-ja. Prej atje theksojnë se me këtë dokument parashihen edhe aktivitete të partnerëve socialë në drejtim të plotësimit të rregullativës për sigurimin e mundësive për përvojën e benefiteve për ato kategori të punonjësve të cilëve kjo u është e nevojshme. Pas miratimit të dokumentit nga organet më të larta të LSM-së, ai do të dorëzohet deri te të gjitha degët sindikale me qëllim që ata të mos përfshihen ndaj realizimit të esencës dhe qëllimeve nga Protokolli.