LSDM: Zgjedhje të reja janë tentativë që të thellohet kriza politike

Proceset demokratike janë filluar dhe vullneti i shumicës së qytetarëve i dhënë në 67 mandate të deputetëve duhet sa më shpejt të realizohet me formimin e qeverisë së re reformatore dhe institucioneve të pavarura demokratike, citon LSDM-ja në njoftimin e sotëm në të cilin vlerësohet se kërkesa për zgjedhje të reja janë tentativë që të prolongohet dhe thellohet kriza politike.

“Nëse tani nuk respektohet shumica e qytetarëve, as pas tyre nuk do të respektohet”, citojnë nga LSDM dhe shtojnë se është i qartë përcaktimi i qytetarëve dhe se duhet që të lejohet një transferim paqësore dhe i shpejtë e pushtetit në Maqedoni.

Shtojnë se shumica e qytetarëve, rreth 700.000, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare tashmë zgjodhi bashkim, ndryshime, drejtësi dhe jetë.