LSDM-ja përmes një njoftimi thekson se të gjithë janë të detyruar që të mundësojnë transfer paqësor të pushtetit dhe se në periudhën vijuese shumë shpejt qytetarët do të kenë qeveri sipas Rregullores, Kushtetutës dhe ligjeve.
Në njoftim citohet se qeveria e re do të kujdeset për nevojat reale të qytetarëve dhe për interesat shtetërore. “Punonjësit do të kenë rritje të pagë minimale të 12 mijë denarëve në vitin e parë, ndërsa ajo do të rritet deri në 16 mijë denarë në fund të mandatit të qeverisë së re reformuese. Paga mesatare do të rritet deri në 500 euro. Do të ulen shpenzimet e jetesës. Qytetarët do të paguajnë më pak para për energji elektrike, sepse do të kthehet tarifa e lirë ditore nga dy orë çdo ditë dhe gjatë gjithë uikendit edhe të shtunën edhe të dielën”, thuhet në njoftim dhe shtoi se do të hiqet testimi ekstern dhe pagimi i taksës së radiodifuzionit. Në njoftim LSDM-ja citon edhe se shteti do të përparojë edhe drejt BE-së edhe drejt NATO-s.