LSDM-ja sot me kumtesë e dënoi incidentin për të cilin në fejsbuk informon deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski për bombë të vendosur në shtëpinë e prindërve të tij në fshatin Izhishte në Makedonski Brod dhe kërkoi Ministria e Punëve të Brendshme shpejt ta zbardhë rastin.
“Ashpër e dënojmë incidentin që ndodhi në shtëpinë e prindërve të Antonio Milloshovskit. MPB duhet menjëherë ta zbardhë rastin me bombën e vendosur, ndërsa autorët duhet të zbulohen dhe dënohen në mënyrë përkatëse. Destabilizimi në shtete i motivuar dhe krijuar nga Gruevski dhe bashkëpunëtorët duhet menjëherë të ndalojë, sepse kjo nuk sjell asgjë të mirë për askënd”, thuhet në kumtesën nga LSDM-ja. Milloshoski në fejsbuk publikoi se në shtëpinë e babait të tij dje është vendosur bombë e cila, siç shkruan ai, është kërcënim ndaj tij dhe ndaj prindërve të tij për shkak të aktivitetit të tij politik.