LSDM sot përmes një kumtese e ka përsëritur qëndrimin se shumica parlamentare prej 67 deputetëve, e zgjedhur në zgjedhje kredibile, do ta zgjedh kryetarin e ri kuvendor, ndërsa pastaj edhe qeverinë e re reformuese, e cila thonë,do të ndodh shumë shpejt, sipas Rregullores, Kushtetutës dhe ligjeve.
“Ekziston shumicë legjitime e formuar parlamentare, e cila është pushtet në shtet, prapa së cilës qëndrojnë të paktën 700.000 qytetarë, të cilët kanë zgjedhur ndryshime në regjim. Kjo shumicë ka detyrim ta zbatojë vullnetin qytetar”, theksojnë nga LSDM. Sipas partisë, qytetarët më 11 shtator të vitit 2011 i kanë zgjedhur ndryshimet, ndërsa VMRO-DPMNE janë opozitë e cila duhet të mundësojë transfer të qetë të pushtetit, ka porositur edhe bashkësia ndërkombëtare.